Arrestohet shtetasi kosovar në Turqi, ishte menaxher i rrjetit financiar të Mossad
Policia e Stambollit ka arrestuar Liridon Rexhepin, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) e identifikoi si kreun e rrjetit financiar të Mossad në Turqi.
Sipas mediave turke, Rexhepi dyshohet se ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.
Gjithashtu u zbulua se, nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, Rexhepi ka kryer përgjime me dron dhe operacione kundër politikanëve palestinezë.
Rexhepi kishte transferuar fonde agjentëve në terren në Turqi, të cilët po mblidhnin inteligjencë mbi Sirinë.
Aktivitetet e tij, duke përfshirë edhe transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.
Hetimi përcaktoi se ai transferoi shuma të konsiderueshme parash përmes Western Union tek agjentët në terren në Turqi.
Aktivitetet e tij ishin gjurmuar që nga hyrja e tij në vend më 25 gusht.
Rexhepi, i cili u ndalua më 30 gusht nga MIT dhe Policia e Stambollit, pranoi se kishte transferuar para.
LEXONI GJITHASHTU:
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
Xhafa kritikon Bogdanin në Komision: KLP hallka më e dobët e drejtësisë, mos bëni qoka me vakancat
- 13:52 Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
- 13:46 Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën
- 13:32 Kartoni i kuq i Balogun, Parlamenti Europian do të kërkojë hetim ndaj presidentit të FIFA-s
- 13:20 SPAK dërgon për gjykim 4 persona për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal
- 13:16 Kryeministri holandez për Euronews Albania: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane
- 13:03 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35