Arrijnë në Kosovë tre policët që u arrestuan nga Serbia
Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Pasi kaluan kontrollin serb, ata hynë në makina të Policisë së Kosovës dhe u nisën drejt Prishtinës, pa u deklaruar për mediat që ishin të pranishme.
Të arrestuar nga forcat serbe qysh më 14 qershor, ata u liruan paraditen e së hënës, konfirmoi avokati i tyre, Gradimir Nalliç, për Radion Evropa e Lirë.
Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.
Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.
Nalliç tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.
Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Shkallëzimi në dhunë fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “kosherja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore