ARRSH nuk merr masat e nevojshme për të parandaluar aksidentet, sipas ekspertit
Islam Qibini, ekspert i sigurisë rrugore tha në Euronews Albania se pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin sepse Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e tyre.
Ai solli në vëmendje dy segmente rrugore problematike, siç janë Fushë Krujë – Mamurras dhe Kavajë – Durrës që mbledhin pellgje uji për shkak se nuk kanë kanalizimet e nevojshme dhe rrjedhimisht janë burim aksidenti.
“Fillimisht bëhet monitorimi i segmenteve rrugore nga Policia Rrugore e cila do të kryejë shërbimet dhe do të njoftojë ARRSH-në. Duhet të vendosen tabela të përkohshme me qëllim që drejtuesit e mjeteve të sinjalizohen dhe të marrin informacionin e duhur për situatën që kanë përpara,” – u shpreh ai.
Eksperti rrugor ishte i mendimit se janë pikërisht problematikat në rrugë që sjellin dhe shumicën e aksidenteve, kryesisht kur ndërthuren me motin e keq.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet