Arsimi profesional fiton terren në juglindje, shkollat teknike në Korçë bëhen zgjedhje e të rinjve

22 Maj 2026 | 17:49

Në Korçë po vihet re një rritje e ndjeshme e interesit për arsimin profesional, ku gjithnjë e më shumë të rinj po orientohen drejt zanateve si një rrugë e shpejtë dhe praktike për punësim në tregun vendas.

Shkollat teknike profesionale në juglindje po raportojnë rritje të aplikimeve, ndërsa drejtuesit e institucioneve arsimore theksojnë se kërkesa për profesionistë të zanateve është në rritje të vazhdueshme.

Drejtoresha e shkollës profesionale teknike në Korçë, Anxhela Taho, shprehet se interesi për arsimin profesional është rritur nga viti në vit dhe se këto degë janë të lidhura drejtpërdrejt me tregun e punës.

Ajo thekson gjithashtu përfitimet që marrin nxënësit, përfshirë librat falas, mbështetjen për transportin, bursat për kategori të ndryshme sociale dhe lehtësirat për nxënësit në nevojë.

Në këtë drejtim, ajo nënvizon edhe mungesën e profesionistëve në treg:

“Ne sot kemi nevojë për profesionistë, për elektricistë, hidraulikë… për të mos vuajtur për ustain.”

Një prej nxënësve, Andri Shali, tregon se arsimi profesional i ka dhënë mundësinë të kombinojë mësimin me punën dhe të përvetësojë një zanat që në moshë të re, duke u integruar gradualisht në tregun e punës përmes praktikës në biznese.

Ai thotë se përvoja në terren e ka ndihmuar të përshtatet më lehtë me kërkesat reale të punës.

Në një treg ku mungesa e profesionistëve mbetet sfidë, arsimi profesional po shihet gjithnjë e më shumë si një urë e drejtpërdrejtë mes shkollës dhe punësimit të qëndrueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026