Artan Lame kërkon hetime për floririn e zhdukur të Mbretit Zog, reagon Princ Leka

Artan Lame
20 Shkurt 2023 | 21:38

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili njihet edhe si studiues e koleksionist, ka bërë thirrje për hetime në lidhje me sasinë e floririt që Mbreti Zog mori me vete kur u largua nga Shqipëria në vitin 1939.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania”, Lame u shpreh se Princ Leka, si trashëgimtar i fronit, duhet t’i japë llogari shtetit shqiptar për këtë çështje.

“E para, dokumenti ka nevojë për hetim të mëtejshëm. E dyta, unë nuk e besoj farë këtë zotërinë Gjonin. E treta, shteti shqiptar përsa kohë edhe e pranoi të kthehej në Shqipëri Princ Lekën dhe familjen mbretërore, unë jam nga ata që them po, duhej pranuar që të ktheheshin në Shqipëri, duke dhënë disa llogari.

Si trashëgimtar i fronit është dikush dhe ka llogari për të dhënë para shtetit shqiptar dhe shteti shqiptar ka detyrime ndaj tij për atë që përfaqëson”, theksoi ai.

Ndërkaq, Princ Leka reagoi zyrtarisht për emisionin duke theksuar se vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

Gjatë transmetimit, ai pati dhe një ndërhyrje ku nëpërmjet një mesazhi i komunikoi moderatores Erla Mëhilli se: “Ka pasur një komision hetimor në fillim të viteve 90’ për këtë çështje”, duke iu përgjigjur kështu Artan Lames.

Ndër të tjera, studiuesi Erald Kapri sqaroi se komisioni eshte drejtuar nga deputeti Blerim Çela dhe ka trajtuar edhe arin e marrë nga Banka e Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026