Arti në zi, reagimet pas vdekjes së Tina Turner

25 Maj 2023 | 16:28

“Mbretëresha e rock and roll”, “mishërim i pasionit dhe fuqisë”, “një legjendë”, kështu reaguan artistët botërorë dhe fansat pas lajmit se artistja Tina Turner u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Presidenti Joe Biden, familja Obama  po ashtu vlerësuan figurën e këngëtares e cila u shua një natë më parë në shtëpinë e saj në Zvicër. E lindur në Tenesi dhe e rritur në kishë, Tina Turner u bë e famshme në vitet 1960 përmes zërit të saj dhe muzikës rock and roll.

“Një legjendë totale. Ne kemi humbur një nga interpretueset më emocionuese dhe elektrizuese të botës”, shkroi në Twitter Elton John

Mich Jagger, i cili bëri duet me Tina Turner në 1985, shkroi se ishte shumë i pikëlluar për vdekjen e shoqes së tij të mrekullueshme.

“Ajo ishte vërtet një interpretuese dhe këngëtare jashtëzakonisht e talentuar”, shkroi ai.

Shumë këngëtarë të tjetër shprehën dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistes. Tina Turner është një nga këngëtaret më të dashura të rock-ut, e njohur për karizmën e saj në skenë. Këngët e saj janë kthyer gjithmonë në hite duke shitur më shumë se 180 milionë albume në mbarë botën. Fansa të shumtë dërguan lule e kryen homazhe pranë shtëpisë së saj në Zvicër për të nderuar një ikonë të muzikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026