Artistë vendas e të huaj dhurojnë skulpturat për parkun ‘Rinia’ në Korçë
Në Korçë ka nisur simpoziumi i skulpturës, ku artistë ndërkombëtare nga shtete të ndryshme të botës nëpërmjet artit të tyre i dhurojnë qytetit skulptura që do të mbeten pjesë e parkut “Rinia”
Butrint Morina, organizator i këtij simpoziumi tregon se këtë herë punimet nuk do të jenë vetëm artistike por brenda tyre do të përcillen edhe mesazhe.
“Jam munduar të zgjedh një grup skulptorësh me ndryshe, se pari kam dashur të sjell nga vende që nuk kanë marrë pjesë me pare e patjetër që skulpturat dallojnë nga herët e tjera. Nga mesazhi që japin, kemi dy projekte që japin një mesazh. Një projekt i dy skulptorëve, në fund do takohen ne projekt të vetëm që pavarësisht ndryshimeve gjejmë një kompromis për t’u pajtuar.”- Butrit Morina, organizator
Katerina Moerth, skulptore nga Austria tregon se ka vendosur të bashkëpunojë me një artist slloven për të sjellë një skulpturë unike në Korçë.
“Po bëj një bashkëpunim me artist slloven. Duam të sjellim gurin sa me te lëmuar dhe brenda saj të ketë kuptim e mesazh. Pashë e skulpturat e tjera por këtë herë duam të lëmë këtu një histori me tepër sesa një gur. Shqipëria duket se po e pranon artin abstrakt.”- Katerina Moerth, skulptore
Simpoziumi i Skulpturës në Korçë do të zgjasë për 7 ditë ndërsa ky qytet duket se po ndërton një muze skulpturash në Parkun “Rinia”.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar