Asambleja e PS pritet të zgjedhë 12 anëtarë të Kryesisë, 6 burra dhe 6 gra

8 Shtator 2024 | 10:53

Partia Socialiste mbledh sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 në sallën e Hotel FAFA Durrës.

Socialistët e parë kanë nisur të mbërrijnë në vendin ku pritet të mbahet mbledhja e Asamblesë, mes tyre edhe Gramoz Ruçi.

Gazetarja e Euronews Albanias, Eksiola Shehu raportoi se Asambleja e PS do të zgjedhë sot 12 anëtarë të kryesisë.

Në total janë 24 propozime për t’u votuar. Votimet do të nxjerrin 12 anëtarë, 6 burra dhe 6 gra.

Pjesë e kryesisë si anëtarë automatikisht janë edhe drejtuesit politik në qarqe dhe sekretariati i partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026