Asgjësohen 304 bimë narkotike, arrestohet 1 person, në kërkim 1 tjetër

4 Korrik 2023 | 12:58

304 bimë narkotike kanabis janë gjetur dhe asgjësuar këtë të martë në Krujë, në lagjen Micjon, të Borizanës. Ndërkohë është arrestuar si i dyshuar për këtë vepër kriminale 60-vjeçari me inicialet S.D., ndërsa është shpallur në kërkim 49-vjeçari me inicialet K.D.

Kjo ishte faza e 24-t e megaoperacionit “Territor i pastër”, në kuadër të të cilit janë asgjësuar deri më tani 12.663 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 24-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në lagjen Micjon, në fshatin Borizanë, u gjetën të kultivuara 304 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026