“Jam e vetmja që nxjerr të ardhura në familje”- Alma Kaçi kërkon lirinë në Apel
Pas Safet Gjicit edhe Alma Kaçi i është drejtuar Gjykatës së Posacme të Apelit për një masë më lehtësuese se sa ajo e “Arrestit në shtëpi”.
Në argumetet e parashtruara Alma Kaçi pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje.Po ashtu në ankim thuhet se ajo ka një fëmijë të mitur të moshës 12 vjeç si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71 vjeçare.
Një tjeter agrument interesant në ankim ka të bëjë më kualifikimin e veprës penale. Sipas mbrojtjes ligjore nuk kemi të bëjmë me veprën penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim.
Alma Kaçi u mor nën hetim pas bërjes publike të videos ku ajo kryente marrëdhënie intime me kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit disa ditë më parë la në fuqi arrestin me burg për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe atë të arrestit në shtëpi, për Alma Kaçin. Ndaj të dyve rëndon akuza për korrupsion, në lidhje me një projekt të paraqitur nga Kaçi, për sterilizimin e qenve të rrugës në qytetin e Kukësit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë