Eni Ferhati: Alma Kaçi njihet si gazetare në Durrës, ka bërë kurs për dedektive

26 Qershor 2023 | 21:55

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku ka treguar disa detaje nga pistat e hetimit të ngritura rreth Alma Kaçit, gruas që filmoi veten dhe ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e këtij të fundit.

Ferhati tha se Kaçi njihet si gazetare në Durrës e cila ka pasur disa eksperienca në disa media lokale dhe se më herët ajo ka bërë edhe një kurs për dedektive private.

Gazetari tha se ajo e ka pranuar vetë se  filmimi është bërë prej saj me arsyen se kryebashkiaku e kishte ngacmuar më herët kur kishin qenë vetëm, ndaj në këtë takim ajo kishte vendosur ta filmonte, pavarësisht se ka pranuar se nuk ka qenë e detyruara për të kryer marrëdhënie me Gjicin.

“Është folur edhe për gazetari investigative. Alma Kaçi ka bërë një kurs për dedektive private të cilin nuk e ka përfunduar. Ka bërë një kurs në një shoqatë që merret me këtë proces prej një muaj e gjysmë, nuk e ka përfunduar kursin por për një muaj e gjysmë ka marrë disa njohuri fillestare për këtë profesion privat  që ka filluar të njihet e të funksionojë në Shqipëri. Ajo njihet në qytetin e Durrësit si një gazetare lokale apo korresondente, që ka pasur disa eksperienca të caktuara në disa media lokale”,-tha Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026