Asgjësohen 4291 bimë narkotike në Shkodër, hetohen kryetarët e 5 fshatrave
Policia e Shkodrës ka asgjesuar 4291 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa gjatë kontrolleve të ushtruara në 6 njësi administrave, në vijim të operacionit të koduar “Koordinata”.
Lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 5 kryetarë fshatrash.
Policia bëri me dije se gjatë kontrolleve “në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4107 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V,; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Lekaj, shtetasin P. S.
-në territorin e njësisë administrative Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 124 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama nxjerr shifrat: Sa studentë do të akomodohen në “Qytetin Studenti” këtë vit
- Nis viti akademik 2025–2026 në të gjitha universitetet në Shqipëri
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit