Ashensorët nuk janë të sigurt vetëm nëse nuk mirëmbahen, thotë specialisti

17 Maj 2022 | 09:11

Specialisti i ashensorëve Enkeled Groballi tha se një ashensor që mirëmbahet është tërësisht i sigurt.

Ai komentoi për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nëse i referohemi konkretisht aksidenteve që ndodhin për shkak të sistemit të frenimit, kjo ndodh sepse nuk është bërë mirëmbajtja e duhur.

Specialisti tregoi se në momentin që bëhet kontrolli i sistemit të frenimit, bëhet dhe testimi, kështu që personi që kryen procedurën duhet të jetë i kualifikuar, ndërsa vetë kontrollet duhet të bëhen rregullisht.

Mirëmbajtësi i pallatit njofton administratorin në çdo rast që ka probleme dhe administratori mbledh kuotën, gjë që në pjesën më të madhe neglizhohet. Sipas Groballit kuota mujore që paguajnë banorët shërben për kontrollet e imtësishme për komponentët e sigurisë, ndërsa për pjesët e këmbimit duhet paguar ekstra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026