Ashensori i shkatërruar, pamje nga shpërthimi në banesën e armiqëve të Vis Martinaj
Euronews Albania ka siguruar pamjet e ashensorit në pallatin e Mehmet Dukës, babait të vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, ku një sasi tritoli shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në derën e një apartamenti në katin e katërt të një pallati në Fresk, në të cilin banon babai i kundërshtarëve të Ervis Martinajt.
Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, ashensori është dëmtuar dhe nuk funksionon, ndërkohë që policia dyshon se sasia e lëndës plasëse është vendosur si paralajmërim për klanin Duka.
Leonard Duka njihet si rivali më i madh i Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, ai u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjetën armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i ekzekutuar më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.
“Më datë 18.04.2023, rreth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse”, njoftoi policia.

LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë