Ashpërsohen luftimet në Sudan, disa qindra të vrarë që nga fillimi i konfliktit

30 Prill 2023 | 16:14

Ndërsa luftimet mes ushtrisë sudaneze dhe njësisë paraushtarake Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë hyjnë në javën e tretë, më shumë njerëz kërkojnë të largohen nga vendi.

Shpërthimet dhe shkëmbimet e zjarrit dëgjohen kudo në kryeqytetin Khartum, edhe pse palët ranë dakord të zgjasin armëpushimin me tre ditë.

Që nga fillimi i dhunës, mbi 400 civilë kanë mbetur të vrarë, sipas të dhënave të Unionit të Mjekëve Sudanezë.

Ndërsa sipas të dhënave të fundit të OKB-së, mbi 50 mijë refugjatë u janë drejtuar vendeve fqinje për t’u shpëtuar luftimeve.

Vendet partnere të Sudanit vazhdojnë të evakuojnë njerëzit, por shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të bllokuar në vend.

Partia konservatore në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se disa qindra britanikë janë ndaluar nga ushtria rrugës për në bazën ajrore.

Ndërkohë, ish-kryeministri sudanez, Abdalla Hamdok ka paralajmëruar se konflikti mund të degradojë dhe situata të bëhet më keq se ajo në Siri dhe Libi.

“Sudani është një vend i madh dhe shumë ndryshe. Kam frikë se ai do të kthehet në një makth për botën. Kjo nuk është një luftë mes ushtrisë dhe një grupi të vogël rebelësh, por mes dy ushtrish, të stërvitura dhe të armatosura deri në dhëmbë”, ka deklaruar Hamdok.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026