Asnjë gjurmë nga australiani i zhdukur në Valbonë, vëllai niset për ta gjetur
Një shtetas australian, i identifikuar si Cameron Twiss rezulton prej rreth 6-javësh i zhdukur në Shqipëri.
Daily Mail i ka kushtuar një artikull zhdukjes së 28-vjeçarit nga Adelaide i cili po kërkohet nga autoritetet shqiptare, ndërsa vëllai i Twiss është nisur nga Australia për në Shqipëri, për të ndihmuar policinë në gjetjen e të riut.

“Ai ishte nisur në një shteg të njohur ecjeje që lidh Valbonën me Tethin më datë 13 tetor. Udhëtimi 10-orësh që ndjek një rrugë 17 km përfshin një kalim malor përmes një zone të largët të Alpeve Shqiptare ku nuk ka rrugë. Rekomandohet të ecësh me një udhërrëfyes lokal, por Twiss ishte duke udhëtuar i vetëm”.
“Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Kosovës dhe Shërbimi i Kërkimit të Shpëtimit Malor të Shqipërisë kanë kryer një kërkim në këmbë dhe me dron. Përditësimi i fundit i disponueshëm publikisht ishte më 2 nëntor, i cili tha se kërkimi ishte pezulluar në pritje të informacioneve të mëtejshme”, shkruan ndër të tjera Daily Mail.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta