‘Asnjë kosovar s’po lufton në Ukrainë’, Svelça: Propagandë ruse
Asnjë shtetas kosovar nuk është duke luftuar në Ukrainë.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Svelça, pas ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së pestë të Fakultetit të Sigurisë Publike.
Ai u shpreh se raportimet për shtetas kosovarë në Ukrainë janë vetëm propagandë e Rusisë.
“Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës që janë duke luftuar në Ukrainë, këto janë në kuadër të propagandës ruse e cila në vazhdimësi mundohet që të sulmojë jo vetëm Kosovën por të gjithë vendet e perëndimit me qëllim që të arsyetojë luftën e saj të padrejtë në Ukrainë”, tha Sveçla.
Së fundmi, në Twitter, politikanë ballkanikë me lidhje me eksponentë ekstremistë nga Moska publikuan një listë prej 7 mijë mercenarëve që thuhej se ishin të angazhuar në luftën në Ukrainë.
Sipas së njëjtës listë, thuhej se nga Kosova janë angazhuar 156 ushtarë, por që deri më tani janë vrarë 60 prej tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit