Asnjë rast me fruth në Sarandë/ Mjekët: po rritet ndërgjegjësimi i prindërve

25 Shkurt 2024 | 14:24

Deri më tani në Sarandë nuk është shënuar asnjë rast fruth. Mjekët në këtë qytet deklarojnë se është rritur ndërgjegjësimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre.

Infeksioni i fruthit që ka filluar të përhapet tek fëmijët, në vendin tonë në Sarandë nuk ka shënuar asnjë rast.

E megjithëse nuk ka fëmijë të prekur me fruth, në qytetin jugor sipas mjekut epidemiolog Milto Çondi po rritet ndërgjegjësimit ndaj vaksinimit.

“Me fillimin e rasteve të para me fruth në qytetin e Tiranës menjëherë NJVKSH-ja e Sarandës marrim masat për rritjen e % të mbrojtjes vaksinale ndaj fruthit”-tha Milto Çondi, mjek epidemiolog.

“Në këtë kohë si rezultat edhe i ndërgjegjësimitprindërve, dhe identifikimit të fëmijëve te pa vaksinuar, qe e kane kaluar moshën e vaksinimit, është rritur numri i fëmijëve qe e kane kaluar moshën e vaksinimit, qe kanë pasur mungesa gjate viteve, plus dhe vaksinimi normal sipas kalendarit te vaksinimit”-shtoi ai.

Për Çondin mbulesa vaksinale ndaj fruthit nuk është në të njëjtin nivel me mbulesën vaksinale ndaj infeksioneve të tjera virale. Kjo për shkak të frikës së prindërve se mos vaksina e fruthit është shkaktar për çrregullimin e spektrit autik.

“Mbulesa vaksinale ndaj fruthit nuk është e duhura, siç është me vaksinat e tjera siç është 95% ndaj fruthit është më e ulët. Në përgjithësi është e kënaqshme por jo në atë nivel që të përjashtoj fruthin. Ky dihet tashmë që është një mentalitet i gabuar, prindërit hezitojnë që të bëjnë këtë vaksinë me mendimin se ka të bëjë me autizmin”-tha Çondi.

Për mjekun epidemiolog ndaj fruthit ka vetëm një mënyrë mbrojtje.

“I vetmi mjet mbrojtës ndaj fruthit është vaksinimi”-shtoi mjeku.

vaksinatoren e Sarandës vetëm në muajin janar u shënuan 80 fëmijë mbi 1 vjeç që morën dozën e vaksinës ndaj fruthit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026