‘Asociacioni dhe të zhdukurit’, Bislimi raporton për ecurinë e dialogut
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bisilimi, raportoi të enjten para komisionit për punë të jashtme në Kuvendin e Kosovës. Ai dha sqarime rreth procesit të dialogut dhe temave që u diskutuan ne takimin e fundit mes tij dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviç.
Një nga to ishte edhe themelimi i asociacionit, për të cilin ai dha disa elemente mbi të cilat do të bëhet ai.
“1. A kërkon ky draft a sugjeron dhe parasheh një shtresë të re të qeverisjes, në rast se parasheh këtë atëherë nuk konsiderohet si i pranueshëm për diskutime shtesë, 2. A nënkupton të drejta kolektive, nëse parasheh këtë e merr epitetin e një drafti të papranueshëm, 3. Në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara më 2013 dhe 2015, 4. Në ç’masë është në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, 5. Në ç’masë është në harmoni me letrën Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës ku tregon se çfarë kompetencash mund të ketë apo jo Asociacioni”, tha Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës
Direkt pas raportimit të Bislimit, ka reaguar pala serbe me anë të një Twitter të Petar Petkoviç. Ai shkruan se Asnjë fjalë nuk është përmendur në Bruksel për “pesë kritere për Asociacionin. Bashkësia e komunave mund të bëhet vetëm në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”,-tha Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës
Më herët Bislimi tregoi se teme tjetër që është diskutuar dhe dakorduar është ajo për personat e zhdukur me dhune gjatë luftës, teksti i së cilës do të aprovohet në takimin mes dy liderëve qe pritet të ndodhë këtë muaj.
Për këtë çështje foli edhe vetë kryeminisitri Albin Kurti, duke dhënë detaje rreth tekstit të marrëveshjes.
“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’, pra do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është darkoduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”, tha Albin Kurti.
Ndërkaq, Beslimi dha detaje edhe për moszbatimin e marrëveshjes së energjisë, duke fajësuar Beogradin se nuk e lejojë kompaninë Elektrosever të nënshkruajë kontratën. Një tjetër çështje që ballafaqoi Bislimin me deputetet ishte fusnota në emrin e Kosovës.
Sipas tij, marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit e tejkalojnë marrëveshjen për fusnote, por që duhet pak kohe deri sa te hyje në zbatim, pasi kjo nuk ndodh automatikisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar