Asociacioni i komunave serbe, Bushati dhe Haxhiu mbështesin qëndrimin e Kurtit
Analisti, Andi Bushati e ka cilësuar qëndrim parimor deklaratën e bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës për BBC ku tha se nuk do të pranonte zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Bushati tha se edhe pse kjo e vendos atë kundër kombëtarëve historia ka treguar se ata duhen dëgjuar me rezervë. Ai solli shembullin e Zaevit në Maqedoninë e Veriut që pranoi çdo kërkesë dhe në fund mori votë kundër nga zgjedhësit dhe RMV nuk fitoi asgjë.
Analisti gjithashtu e krahasoi këtë edhe me sjelljen e LDK-së kur ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, ku pasi dëgjoi Granellin humbi gjysmën e votuesve.
I të njëjtit mendim ishte dhe analisti Baton Haxhiu, i cili tha se deklarata ishte një kriter moral që Kurti ka vendosur.
“Nëse ka fuqi të mos e votojë dhe nëse ka fuqi politike ta zhvendosë vëmendjen e BE se Asociacioni nuk është zgjidhje por njëlloj boshnjakizimi”, tha ai.
Sipas Haxhiut ka 5 vende të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe prej vitit 2013 nuk merr liberalizimin e vizave edhe pse i ka përmbushur të gjitha kushtet.
Por, analisti shtoi se është detyrë e Kurtit që të gjejë zgjidhje pasi qytetarët nuk mund të mbeten të izoluar.
“Ai është aty për të gjetur zgjidhje sepse nuk mund të jemi të izoluar vazhdimisht”, tha Haxhiu.
Andi Bushati kundërshtoi duke thënë se nuk duhen bërë tolerime aty ku nuk duhet pasi Kosova kështu rrezikon stabilitetin.
“Është faji ynë që e vendosim në pozita inferiore veten gjatë negociatave. Nuk duhet lëshuar asgjë që na takon”, përfundoi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë