Asociacioni ‘mollë sherri’ në Kosovë, kryeparlamentari kundër BE

28 Tetor 2024 | 16:36

Qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, konkretisht për çështjen e asociacionit të komunave serbe, kreu i Parlamentit, Glauk Konjufca, e quajti diskriminuese.

Ai ishte i ashpër me mënyrën se si BE, sipas tij, pretendon t’ia marrë Kosovës një të drejtë kushtetuese, për shkak të vonesës.

Për më tepër, Konjufca tha se draft-statuti i Asociacionit, i propozuar dhe hartuar nga BE, është i papranueshëm, pasi ai duhet të hartohet nga vetë institucionet e Kosovës.

Por, ishin opozitaret ata që i rikujtuan kryeparlamentarit se nuk i kishin këto qëndrime kur ky draft u soll në Prishtinë nga BE-ja.

Ndërsa, LDK i kujtoi këshillat që i kishte dhënë që në fillim në mënyrë që vendi të mos vijë në këtë pozicion që ndodhet tani.

Të gjitha këto u thanë pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kur u pyeten rreth asaj që pritet të kërkohet nga raporti i progresit të BE-së për këtë vit, i cili kërkesë kryesore për Prishtinën dhe Beogradin, ka zbatimin urgjent të marrëveshjeve të arritura, përfshi edhe asociacionin.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026