Ataku kardiak, doktori shpjegon si jepet ndihma e parë: Minutat, shumë të vlefshëm

30 Nëntor 2025 | 20:57

Kardiologu, Indrit Temali i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me ndarjen nga jeta pas një arresti kardiak të këngëtarit Shpat Kasapi. Temali gjatë fjalës së tij ka kërkuar ndërgjegjësim dhe që të shtohen programe në shkolla që të rinjtë të informohen lidhur me rrezikun e arrestit kardiak dhe sesi të japin ndihmën e parë.

Ai theksoi se rastet janë shtuar vitet e fundit tek të rinjtë dhe se duhen kryer kontrolle për të parandaluar një tragjedi në moshë të re. Sipas tij ndihma e parë është vendimtare nëse i jepet në kohë pacientit.

“Atak kardiak ka të bëjë më infarktin e miokardit që ndodh nga bllokimi i një prej arterieve koronare të zemrës. Infarkti është një situatë e rrezikshme për jetën por domosdoshmërish vdekejeprurës.

Arresti kardiak vjen  nga pushimi i zemrës si pasojë e anomalive elektrike, aritmive ventrikulare ose e pushimit elektrike të zemrës. Dhënia e ndihmës së parë kardiake, ranimi i kardiokulmonar duhet të mësohet nga të gjithë, duket të mësohet në shkolla. Ne mësojmë të gjitha ato aftësi por nuk mësojmë sesi të shpëtojmë një jetë.

Duhet të jetë një defliburator, kjo pajisja që starton zemrën më goditje elektrike duhet të shpërndahet me tepër. Sado ti japësh ndihmë me masazh kardiak dhe frymëmarrje të jashtme nuk e shpëton dot. Ka rëndësi që ndihma e parë duhet të jepet nga personi që është pranë pasi minutat janë shumë të vlefshme, truri për 8 minuta del jashtë loje. Edhe mund të kthehet por është vegjetative dhe nuk ka vlerë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026