Atentati ndaj Altin Halilit, kapet personi që largoi autorët pasi dogjën makinën

31 Gusht 2024 | 13:20

Policia e Beratit ka arrestuar këtë të shtunë një nga autorët që dyshohet se mori pjesë në atentatin ndaj Altin Halilit, në rrugën e fshatit Dushnik të Beratit. Në pranga ka përfunduar një 48-vjeçar i cili dyshihet se është personi që që largoi nga vendi ku dogjën autmomjetin, autorët që qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga Halili.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Halili u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte në rrugën e fshatit Dushnik, por mundi të shtrihej në sedilje dhe t’i shpëtonte atentatit.

Më pas autorët shkuan në drejtim  të fshatit Kozare ku dogjën automjetin dhe u larguan me ndihmën e 48-vjeçarit të ndaluar nga policia.

Halili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” dhe ka dal nga burgu në vitin 2010.

Mësohet se ai ka vrarë në vitin 1997 shtetasin Sokol Kaloshi në Rremas të Lushnjës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026