I dënuar për vrasje, kush është Altin Halili, shënjestra e atentatit në Berat
Të tjera detaje kanë dalë pas atentatit me armë zjarri ndaj 46-vjeçarit Altin Halili në afërsi të një shkolle private në fshatin Dyshnik të Beratit.
Sipas burimeve për Euronews Albania bëhet me dije se Halili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” dhe ka dal nga burgu në vitin 2010.
Mësohet se Halili ka vrarë në vitin 1997 shtetasin Sokol Kaloshi në Rremas të Lushnjës.
Sipas Policisë, 46-vjeçari u sulmua me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.
Fatmirësisht ai nuk u prek nga plumbat. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej, që dyshohet të jetë përdorur në atentat.

Po ashtu bëhet me dije se nga hetimet rezulton se autorët janë nga qarku Fier, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Berat-Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi A. H, 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë i cili ndodhet në vendngjarje.
Gjithashtu në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automejt që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve.
Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Dretorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj.
Për arsye hetime nuk jepen të dhëna të tjera.
Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale nën drejtimin e Prokurorisë për të bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, ja reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër