Atentati ndaj Gentjan Bejtja, autorët dyshohen se ishin 4 (Detajet)

16 Mars 2024 | 10:40

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushk ku dyshohet se kanë qenë 4 persona

Makinën e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makinë, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë. Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt  në oborr

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja Objektivi ka qenë pak metra larg nga oborri ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.

Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.

Gentian Bejtja, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, është ekzekutuar pasditen e sotme, 15 mars, në banesën e tij. Një atentat i mirëorganziuar i mori jetën ish-policit të Burgjeve, ndaj të cilit u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi.

Tre herë u shpëtoi atentateve, por armiqtë duket se e kishin mbajtur në survejim dhe kanë vepruar kur Bejtja arriti në shtëpinë në Fushë Krujë. Pas 8 muajsh në kërkim nga policia, ai shkoi dje në banesë ku e priste nëna e vetme, por gjeti vdekjen. Ndaj tij është qëlluar me 4 kallashnikovë, teksa ka qenë në serë. Bejtja ishte në kërkim për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që u bë ndaj tij më korrik 2023.

Gentian Bejtja u ka shpëtuar tre atentateve më parë. Në korrik 2023, i zunë pritë bashkë me dy fëmijët dhe kunatin, Ramazan Sino, i cili humbi jetën.

Bejtja ishte një person i njohur për policinë, me precedentë në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës. Ai është hetuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013 dhe përflitet se ka qenë i pranishëm në momentin e rrëmbimit të Enver Stafukën në 2015.

 LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026