Atentati ndaj ish-prokurorit dhe “Rrumit”, jepen masat e sigurisë për të ndaluarit
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasit Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku, i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku, dhe Juljan Pjetri të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019.
Sipas SPAK, atentati i 3 viteve më parë, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal. Hetimet nxorën në dritë se në organizimin dhe sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen, përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilaj, kanë marrë pjesë edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve u njohën ketë të shtunë me masat e sigurisë, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në kërkim është Plarent Dervishaj, ku sipas SPAK, është një nga organizatorët, Julian Meçaj, Ramazan Rraja dhe një shtetas me inicialet A.SH. Të gjithë këta persona, sipas SPAK, kanë marr pjesë në të gjithë planin para dhe pas ngjarjes së 1 Nëntorit 2019. SPAK e hetoi çështjen në një procedim të veçuar nga ai i Redjan Rrajës dhe Ariol Halilajt dhe thotë se ka siguruar prova që këta persona janë të përfshirë në atentat nëpërmjet përgjimeve dhe bashkëpunimit me persona të tjerë nën hetim.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit me kerkesë të SPAK, në 11 banesa u ushtruan kontrolle dhe sekuestruan armë, jelekë antiplumb dhe 50 kontrata shit-blerje pronash. Për shkak se 4 personat e shpallur në kërkim, sipas SPAK janë jashtë vendit, është bashkëpunuar edhe me autoritete e huaja me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë