Atentati në Shkozet, vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: S’kemi pasur konflikte
Vëllai i “Rrumit të Shijakut” ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO lidhur me atentatin në Shkozet. Vullnet Muça është shpehur se Plaurent Dervishajn, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rrajan, Ariol Halilajn nuk i njeh por vetëm u ka dëgjuar emrin.
Ai është shprehur se kur vëllai i tij, Aleksandër Laho është plagosur e ka marrë vesh nga televizori. Muça shton se shkoi në spital dhe më pas mësoi se në makinë i vëllai ndodhej me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin. Ai e cilësoi ngjarjen se u ra si bombë pasi sipas tij ata nuk kishin patur mosmarrëveshje.
“Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dijmë se kush e ka bërë, sepse s kemi patur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t’a lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë.
Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth.
Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s’kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Çybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar,” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb