Ati shpirtëror i frankofonisë, 110-vjetori i lindjes së përkthyesit Vedat Kokona

31 Tetor 2023 | 16:16

“Sa më shumë zhytesha në gjuhën frënge, aq më e gjerë dhe e pafund më dukej. Por unë nuk rreshta së zhyturi në pafundësinë e saj’’.

110 vite më parë, lindi publicisti, poeti dhe përkthyesi shqiptar Vedat Kokona. Mes figurash të shquara u përkujtua pranë Bibliotekës Kombëtare autori që na la një dhuratë të çmuar për gjuhën, fjalorin 35 mijë fjalësh shqip-frëngjisht. Jo rrallë herë gjatë shekujve të historisë, vende të vogla kanë rritur njerëz të mëdhenj që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori.

Ai ka sjelle në shqip vepra të tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “David Koperfild” të Dikensit dhe “sagën e njohur te Forsajteve, ka sjellë gjithashtu ne gjuhen shqipe rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore, ndërsa te shumtë janë artikujt e studimet ne fushën e leksikologjisë”, tha Edmond Tupe.

Vedat Kokona mban titullin doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, dhe është nderuar me titujt e dhënë nga Republika Franceze “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë” më 1995 dhe “Oficeri i Urdhrit të Palmave” më 1996.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026