Atmosfera në rrugët e Hamburgut, tifozët shqiptarë dhe kroatë festojnë së bashku

19 Qershor 2024 | 13:40

Mijëra tifozë shqiptarë janë mbledhur në Hamburg në mbështetje të kombëtares shqiptare, e cila ka sot përballjen e dytë në Euro2024 me Kroacinë.

Ndeshja luhet në 15:00 në stadiumin, “Volksparkstadion” me 57 mijë vende, ku pjesa më e madhe pritet që të jenë shqiptarë.

Pamjet e publikuara edhe nga mediat ndërkombëtare si Reuters tregojnë atmosferën elektrizuese në rrugët e Hamburgut të mbushura me tifozë shqiptarë dhe kroatë që festojnë së bashku.

Aktualisht të dyja ekipet janë me zero pikë, ndërsa Italia dhe Spanja kanë secila nga 3 pikë.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols...
11:05 | 24/07/2026

Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria Gjirokastër këtë të premte ka mbyllur hetimet dhe kërkon 30 vite burgim për 69-vjeçarin, Thoma Masora i cili është autori i vrasjes së çiftit...
10:48 | 24/07/2026