Sot ndeshja me Kroacinë, FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët shqiptarë

19 Qershor 2024 | 10:25

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Një takim shumë i rëndësishëm i cili do të luhet në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut që sërish pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë që do të mbështesin nga afër kuqezinjtë.

Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook jep disa informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin Kombëtaren brenda dhe jashtë stadiumit.

“Njëjtë si në sfidën e parë ndaj Italisë në stadiumin e Dortmundit edhe në  “Volksparkstadion” të  Hamburgut dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Gjithashtu procedura për t’u futur në stadium do të jetë e njëjtë. Mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA. Për të shmangur çdo lloj problem dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Heiligengeistfeld që gjendet në zonën e St. Pauli dhe në Public Viewing Heiligengeistfeld”, bën me dije FSHF.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026