Atraksionet e lëna pas dore, pylli i Cangojt në Devoll pa investime

4 Korrik 2023 | 16:05

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit, pyllëzimi i Cangonjit është një nga atraksionet më të veçanta turistike të zonës së Devollit.

Edhe pse një pasuri natyrore, ajo çka bie në sy në këtë pyll është mungesa e investimeve dhe infrastrukturës dhe prezenca e mbeturinave.

Përpjekje po bëhen për rigjallërimin e këtij pyllëzimi, edhe pse kujdesi duhet të jetë më i madh nga vetë ata që e frekuentojnë thotë drejtori i administratës rajonale të zonave të mbrojtura në Korçë.

“Pavarësisht se qytetarët vijnë këtu, e shfrytëzojnë si hapësirë pa pagesë, për të bërë piknik, nuk tregojnë vëmendjen e duhur për hedhjen e mbeturinave çka detyrohemi ne sot, administrata, nxënësit e shkollave, ky është një mundësi e mirë për të dhënë e një mesazh, të tregojmë më shumë kujdes sepse është e pamundur që vetëm institucionet të mirëmbajnë  këto zona, vitet e kaluara pa pasur ndërhyrje vandale, janë djegur stola, janë dëmtuar gjithë elementët e ndërtesës”- tha Gjergji Koki.

Nga ana tjetër bashkia shprehet se nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në Pyllin e Cangonjit e se puna e saj e vetme është promovimi i vendit

“Pyllëzimi i Cangonjit është një atraksion turistik, është i përfshirë në bashkine tonë, ne nuk kemi bërë ndërhyrje aty në infrastrukturë, për arsye se është në administrimin e zonave të mbrojtura por jemi munduar herë pas here te bëjmë pastrimin e zonës, ka qenë zonë që i kemi kushtuar rëndësi pastrimit dhe se fundmi rëndësi i kemi dhënë edhe promovimit”- theksoi Zerina Sinani.

Edhe pse një nga zonat më të bukura të juglindjes, sot i duhet të lëngojë nën dhimbjen e mungesës së vëmendjes së institucioneve shtetërore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026