Audi përplaset me Benzin dhe makinat e parkuara, pamje nga aksidenti masiv në Lezhë

19 Korrik 2024 | 10:07

Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Lezhë- Milot.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 22:05, ku  automjeti tip “Audi”,  me drejtues shtetasin E. Gj., është përplasur me automjet tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin L. L, dhe me disa automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë një restoranti.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Mercedes”, shtetasi M. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026