Regjistrohet për herë të parë tingulli i frikshëm i fushës magnetike të Tokës

24 Tetor 2022 | 16:55

Pavarësisht se është thelbësore për jetën në Tokë, fusha magnetike nuk është diçka që mund ta shohim në vetvete apo të dëgjojmë.

Por çuditërisht, shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës kanë marrë sinjale magnetike të matura nga misioni satelitor Swarm i ESA dhe i kanë konvertuar ato në zë.

Rezultati është shumë i frikshëm dhe mund ta dëgjoni këtu.

Fusha jonë magnetike krijohet kryesisht nga një oqean hekuri i lëngshëm i mbinxehur, që përbën bërthamën e jashtme rreth 3000 km nën këmbët tona. Duke vepruar si një përcjellës rrotullues në një dinamo biçikletash, ai krijon rryma elektrike, të cilat nga ana tjetër gjenerojnë fushën tonë elektromagnetike që ndryshon vazhdimisht, shkruan The European Space Angency.

Nga viti 2013, treshja e satelitëve Swarm të ESA-s po përdoren për të kuptuar saktësisht se si krijohet fusha jonë magnetike duke matur saktësisht sinjalet magnetike që rrjedhin jo vetëm nga bërthama e Tokës, por edhe nga manteli, korja dhe oqeanet, si dhe nga jonosfera dhe magnetosfera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026