Aulon Kalaja: Çfarë më tha Ilir Meta pak para arrestimit, biseda në telefon
Aktivisti Aulon Kalaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka zbuluar se ka pasur një komunikim me ish-Presidentin Ilir Meta vetëm pak para se ai të arrestohej.
Ai tha se vetëm pak para arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë, i kishte dërguar një video.
“Pak para minutave të arrestimit fola me Metën dhe besoj se ishte krejtësisht një rastësi, më dërgoi videon që ish-kryepolici Mithat Havari ka drejtuar projektin për prishjen e “Parkut Rinia”, i cili kishte dalë në një intervistë për mediat duke thënë se ishte në një bashkëpunim me Metën për të prishur parkun dhe jo me Edi Ramën. Pas kësaj në orën 12:32 më ka dërguar videon ku kishte folur. Arrestimi i tij u bë 10 apo 15 minuta më vonë Ai është rrethuar nga forcat kombëtare të byrosë së hetimit që kanë qenë të maskuar me kapuç”,-tha Aulon Kalaja.
Aulon Kalaja tha gjithashtu se ish-Presidenti pritej të mbante një konferencë e cila nuk do ishte një konferencë normale, por kjo nuk u arrit pasi Ilir Meta u arrestua. Duke komentuar momentin e arrestimit, Kalaja tha se ai mund të ishte ekzekutuar në një formë tjetër, “më me dinjitet”.
“Në orën 13:40 Meta ka pasur një konferencë për shtyp, një konferencë normale për të nxjerrë fakte për akuzat ndaj tij. Nuk kam dijeni nëse Meta ka qenë i njoftuar për të shkuar në SPAK apo jo, por besoj se Ilir Meta me personalitet që ai ka pasur dhe mbajtur ndër këto vite duhet të ishte thirrur apo arrestuar në një formë tjetër, jo në formën e terrorit që u bë një frikë e madhe. Unë mendoj se duhet ta trajtonin me më shumë dinjitet”,-tha Kalaja.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera