Automjeti del nga rruga e përfundon në kanal, humb jetën 33-vjeçari në Durrës

2 Nëntor 2023 | 10:51

Një 33-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku viktimë ka mbetur shtetasi E.D.

“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari”-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian...
13:37 | 29/06/2026

Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në...
13:28 | 29/06/2026

(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

Si rezultat i hetimeve të kryera nga policia Sarandë për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u bë...
13:26 | 29/06/2026