“Automjeti u qëllua në lëvizje”, Policia njoftim zyrtar mbi atentatin me armë në Lezhë

26 Prill 2026 | 16:20

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, teksa dy persona kanë mbetur të vrarë. Konkretisht bëhet fjalë për  Kreshnik Mujecin dhe Gentiana Mujecin. Sipas informacioneve paraprake, të dy viktimat janë gjetur të vrarë brenda një automjeti tip “Audi”.

Njoftim i plotë:

Rreth orës 14:50 në  dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij,  shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë,  është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe  nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk buron nga...
12:54 | 24/07/2026