Autor i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 41 vjeçari
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për mashtrim dhe të dyshuar për disa vjedhje të mëparshme.
Në kuadër të operacionit, u arrestua shtetasi Amarild Muka 41 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet si autor i një sërë vjedhjesh të kryera në territorin e qarkut Durrës, përfshirë vjedhje në banesa, automjete, monopatina elektrike, portofola dhe sende të tjera me vlerë.
Ky shtetas ishte gjithashtu i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale “Mashtrimi” dhe është i dyshuar si autor në disa ngjarje të tjera të ngjashme.
Policia e Durrësit vijon punën për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale