Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti
Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi.
Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës.
Kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin e rinumerimit të votave në ndërsa ai nuk rezultoi fitues nga numërimi fillestar megjithatë nga rinumerimi pretendon të marrë mandatin.
Po ashtu duke ndjekur të njetën procedurë është dhe kandidati fitues i Partisë Mundësia Erald Kapri dhe kreu i saj Agron Shehaj.
Në dispozicion janë vendosur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, përfshirë 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.
PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumerimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces.
Megjithatë, Qori iu drejtua KAS dhe kërkon të jetë prezent gjatë procesit të rinumerimit në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.
Lufta për mandatin/ Shehaj ndjek nga afër rinumërimin, vëzhgon edhe Alimehmeti
Ka rinisur numërimi i votave të qarkut të Tiranës. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj po ndjek nga afër procesin. Në proces është i pranishëm edhe kandidati i PD Alimehmeti që ka kërkuar hapjen pic.twitter.com/2O77dmkAaO— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 18, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë