“Autori person publik”- Gazetarja: I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares edhe babai

4 Dhjetor 2023 | 11:08

Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.

Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.

Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëlim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.

I dyshuari kryesor është person publik, analist e aktivist politik, ndërsa është arratisur përpara se policia të sigurojë dëshmitë për lidhjet e tij me vrasjen makabër.

Grupi i njëjtë ka likuiduar gjithashtu një 74-vjeçar, disa ditë përpara rrëmbimit të 14-vjeçares, ndërsa rrëmbimin e kanë kryer duke shfrytëzuar makinën e 74-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026