“Nuk kemi para, s’e kuptoj pse e rrëmbyen babin”, flet vajza e viktimës në RMV

4 Dhjetor 2023 | 10:08

Policia e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trupi i pajetë i Vanja Gjorçevska i cili u zhduk më 27 nëntor, është gjetur në afërsi të Shkupit. Bashkë me 14-vjeçaren u gjet dhe trupi i Pançe Zhezhovski, 74-vjeçar, gjithashtu i zhdukur më herët. Historia e tyre është e njëjtë. Të dy u rrëmbyen pasi autorët e krimit tentuan të merrnin para nga familjet.

Vajza e viktimës ka folur për mediat në Maqedoninë e Veriut duke thënë se nuk e kupton arsyen e rrëmbimit, pasi ata nuk janë të pasur, ndërsa theksoi se me 14-vjeçaren e vrarë nuk njihen, por autorët e krimeve janë të njëjtët, informacion ky që konfirmohet dhe nga prokuroria.

“Ne nuk e kemi njohur vajzën personalisht. Unë tashmë nuk di asgjë pasi tashmë jam në stacion policor, dhe e di vetëm një gjë, se babai im ka vdekur dhe është varrosur. Arsyen e dëgjuar nga policia: shfrytëzim për para nuk e kuptoj aspak pasi babai im asnjëherë nuk ka qenë i pasur,” – ka deklaruar vajza e 74-vjeçarit, raporton Fokus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026