Autoritetet e Kosovës: Mbyllet objekti që përdorej nga institucione të Serbisë
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar se ka mbyllur një objekt ku vepronte Gazeta Zyrtare e Serbisë dhe një librari, pasi tha se në të u gjetën “persona pa dokumentacion për përdorimin e hapësirës”.
“Pas mosparaqitjes së certifikatave apo kontratave, objekti është mbyllur deri në prezantimin e dokumentacionit”, u tha në njoftim.
Lidhur me këtë rast ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, duke theksuar se Policia e Kosovës “ka uzurpuar dhe mbyllur zyrat e Gazetës Zyrtare , duke penguar furnizimin normal të nxënësve dhe shkollave serbe me tekste shkollore dhe mjete mësimore”.
Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Qeverisë serbe.
Megjithatë, vitet e fundit ka pasur probleme me furnizimin e teksteve shkollore për shkollat që zhvillojnë në gjuhën serbe, sepse autoritetet e Kosovës nuk kanë lejuar importin e tyre, gjë që është thënë nga autoritetet serbe, por edhe nga organizatat joqeveritare.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona