Autoritetet Palestineze: Më shumë se gjysma e shtëpive në Gaza janë shkatërruar

5 Nëntor 2023 | 18:22

Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun Perëndimor, ka nxjerrë shifra të reja mbi ndikimin e luftës në Gaza. Aty thuhet se më shumë se 50% e banesave të Gazës janë shkatërruar.

“Gati 70% e popullsisë së saj janë të zhvendosur. 16 nga 35 spitale që mund të marrin pacientë të shtruar kanë pushuar së funksionuari. 42 ndërtesa të UNRWA-së janë dëmtuar. Të paktën shtatë kisha dhe 55 xhami janë dëmtuar”, raportojnë autoritet palestineze.

Nga ana tjetër Izraeli akuzon Hamasin për vendosjen e infrastrukturës në tunele nën zonat civile.

Sipas BBC, Izraeli thotë se ka goditur më shumë se 11,000 objektiva që u përkasin organizatave terrorist në Gaza dhe hodhi më shumë se 10,000 municione vetëm mbi qytetin e Gazës që nga 7 tetori, kur filloi fushatën e saj hakmarrse për sulmet vdekjeprurëse të Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026