Avancimi i së djathtës ekstreme në vendet e BE, si mund të ndryshojë unioni
E djathta ekstreme vijon të përhapë fuqinë e saj në BE, me qeverinë e re në Holandë që mori detyrën të martën. Gjithashtu, Bashkimi Kombëtar fitoi raundin e parë të zgjedhjeve legjislative në Francë ditën e diel. Rritja e euro-skeptikëve në kryeqytetet e BE-së ka potencialin të ndryshojë vendimmarrjen dhe politikat e bllokut.
Dave Sinardet, analist politik, pedagog në Universitetin e Brukselit deklaron: “Nga njëra anë mund të jetë çështja e zbrazjes së politikave evropiane nga brenda. Në anën tjetër, edhe liderët ekstremistë mund të fillojnë ta kuptojnë se u nevojitet Bashkimi Evropian për të mbajtur një seri premtimesh që i kanë bërë elektoratit përkatës, sidomos sa i takon emigracionit dhe sigurisë”.
Hungaria është shteti i vetëm anëtar me një të djathtë ekstreme në pushtet që ka shumicën. Ndërkohë, në Itali, Finlandë, Holandë, Çeki dhe Kroaci ato mund të bëjnë koalicione qeverisëse. Franca mund të ndjekë trendin.
Nëse raundi i dytë i 7 korrikut konfirmon fitoren e Bashkimit Kombëtar, presidenti i qendrës Emmanuel Macron do të jetë më i izoluar. Ai do të humbasë kontrollin për politikat e brendshme dhe influencën në Këshillin Evropian.
“Ajo çka është shumë e qartë është se presidenti Macron është dobësuar aq shumë nga rezultatet e zgjedhjeve aktuale dhe kjo tendencë nuk do të ndryshojë të dielën e ardhshme. Ndaj rrjedhimisht ai do të jetë një president i dobësuar në tryezën evropiane dhe kjo mund të ketë një impakt ndaj aksit franko-gjerman, që ka qenë dhe vazhdon të jetë forca udhëheqëse e politikave evropiane”, thekson Sinardet.
Një paketë politike nuk mund të aprovohet kur 4 vende anëtare, që përfaqësojnë 35% të popullsisë së BE-së, abstenojnë ose votojnë kundër. Disa nga fushat që mund të preken më shumë janë implementimi i paktit të emigracionit, marrëveshja e gjelbër dhe mbështetja për anëtarësimin e vendeve kandidate.
LEXO GJITHASHTU:
Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja