Avancojnë hetimet për atentatin në Lundër, gjendet ADN e autorëve
Grupi hetimor ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur katër persona, mes të cilëve dy të mitur. Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet po avancojnë falë provave të siguruara në vendngjarje dhe analizave laboratorike të kryera mbi to.
Pas ekzaminimeve të para, në vendin e ngjarjes janë gjetur objekte të rëndësishme si çanta, doreza dhe pinca, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për të prerë telin e rrethimit dhe për t’u fshehur në zonë. Nga këto objekte janë përfituar gjurmë të ADN-së mikse, të cilat aktualisht po krahasohen me të dhënat e databazave kriminale.
Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për disa ditë para atentatit, pasi dyshohet se autorët kanë lëvizur me motor për të studiuar terrenin.
Gjurmët biologjike dhe materialet e tjera të sekuestruara mund të jenë kyçe për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të atentatit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet i djegur motori i përdorur nga autorët
- Flet dëshmitari i atentatit në Tiranë, merret në pyetje gruaja e Roan Brahimit
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin
- 15:11 Zjarri përfshin një kantier ndërtimi në Bruksel, raportohet për viktima dhe disa persona të zhdukur (VIDEO)
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat