Avion i Delta Air Lines ndalon në pistë sapo do ngrihej, shkak problemi në motor
Një avion i Delta Air Lines me 201 pasagjerë dhe ekuipazhi u evakuuan urgjentisht në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës të premten në mëngjes, pas një problemi të motorit që shkaktoi ndërprerjen e fluturimit.
Sipas të dhënave të FlightRadar24, avioni u ndal në gjysmën e pistës ku u bë evakuimi i pasagjerëve nëpërmjet rrëshqitëseve të emergjencës ndërsa situata u pasua me skena dramatike.
Pasagjerja Allison Wade, e cila ishte në bord, ndau një video gjatë evakuimit ku tregohet ende tym nga motori i avionit dhe pasagjerët që qëndrojnë në pistë në një mëngjes të ftohtë me dëborë.
“Kjo është e çmendur,” tha Wade në video, duke përshkruar momentin e tensionuar.
Administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se ka pasur një “çështje të raportuar të motorit” dhe ka njoftuar se do të hetojë incidentin. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po monitoron ngjarjen, por ende nuk ka nisur një hetim zyrtar.
Në total, avioni transportonte 201 pasagjerë, dy pilotë dhe pesë stjuardesa. Katër pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta, dhe një është transportuar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendngjarje. Pasagjerët u çuan në terminalin e aeroportit pas evakuimit.
Ky incident ka ndodhur në një moment kur Aeroporti i Atlantës po përballet me një stuhi të motit të dimrit, duke shkaktuar më shumë se 400 fluturime të anuluara deri në orën 11:00 të mëngjesit, ndërsa më shumë se 2500 fluturime janë anuluar në mbarë Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta