Avionët amerikanë që po ‘frikësojnë’ Rusinë, eksperti zbulon fuqinë e tyre
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar vendet perëndimore se po “luajnë me zjarrin” duke furnizuar Ukrainn avionë luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja.
Dritan Goxhaj, eksperti i Aviacionit Civil, ish-ushtarak tha në një intervistë për Euronews Albania se avionët F-16 nuk janë shqetësues për Moskën dhe as të rëndësishëm për Ukrainën dhe e gjitha është një propagandë politike e Uashingtonit dhe Kievit.
Eksperti tregoi se këta avionë, që i përkasin gjeneratës së katërt, nuk mund të arrijnë nivelin e avionëve të gjeneratës së pestë që po përdor aktualisht Rusia, ndaj nuk do të kenë as një ndikim rrënjësor në fatin e luftës.
“Janë avionë që prodhohen në Amerikë. Ai që do marrin në Ukrainë i përket gjeneratës së katërt, kapaciteti i fluturimit është i vogël, në vijë ajrore deri në 600 km. Pra nuk mund të përdoren për sulme në rusi. Do përqendrohen vetëm për mbrojtjen e Kievit. Avionët e gjeneratës së katërt që përdor Ukraina nuk përballen sot me avionë të gjeneratës së pestë që ka Rusia ndaj thuhet që këta avionë nuk do ndikojnë në fatin e luftës. Nuk është avion fronti”, shpjegoi eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian