Avokati Daci flet mbi veprimet e SPAK: Ja çfarë mund ta ndryshojë kursin e hetimit

22 Tetor 2023 | 22:09

Avokati Jordan Daci tha se kursi i hetimit për dosjen “Partizani” për të cilën janë marrë masa sigurie për Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin dhe Sali Berishën, mund të ndryshojë.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se pritet që për këtë çështje të ketë shumë hetime dhe është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodh me këtë çështje dhe se çdo pozicionim në këto momente mund te rezultojë i gabuar.

“Ka disa veprime proceduriale të cilat mund të ndryshojnë kursin e hetimit. Së pari do duhet të shikojmë se si do shkojë masa e sigurisë deri në Gjykatë të Lartë apo në Gjykatë Kushtetuese. Së dyti do pyeten se s’bën të gjithë personat nën hetim. Ata do të pyeten personalisht, nga pyetja e tyre mund të dali nevoja për hetime pa fund në varësi se si pozicionohen.

Të parashikosh këtë do të thotë se nuk do të bësh gjyq por ke marrë një vendim që do ta çosh deri në gjyq. Nga ana tjetër të merresh me thelbin e çështjes në një dosje që i përket masës së sigurimit, është përsëri një gabim fatal. Kjo për një arsye, se gjithë këto prova e fakte janë në nivelin e dyshimit. Për rrjedhojë disa mund të qëndrojnë, disa mund të zhbëhen e disa të forcohen. Të pozicionohesh kur ke vetëm një vendim, por jo aktet është gabim i madh”,-tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026