Avokati i Belerit: Proces i montuar dhe i paligjshëm, duan të marrin Himarën

28 Shkurt 2024 | 17:21

Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj tij është i paligjshëm dhe i montuar politikisht.

Komentet Geni Gjyzari i bëri pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO për Belerin, ku u vendos shtyrja për në datën 5 mars për marrjen e vendimit, pasi SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg për të, me akuzën për blerje votash.

Avokati tha gjithashtu se qëllimi i qeverisë është që të marrë Bashkinë e Himarës dhe për këtë arsye sipas tij, kërkojnë dënimin me çdo kusht të Belerit.

“Cituam udhëzimin përkatës në bazë të të cilit është paguar në mënyrë të paligjshme. Ai 4 ditë prej datës 8-12 nuk ka qenë në Vlorë. Kjo dëshmon se pasi është arrestuar Beleri, kanë nisur të rregullojnë të gjitha letrat. Ne pengoheshim për të mbrojtur Belerin.

Prokuroria nuk ka jepte as provat më elementare. Nxirrte dëshmitarë. Nuk ka një foto që të takohet Beleri me të. Ne nuk mund të sjellim prova për pafajësinë, ata duhet të sjellin prova për akuzën.

Jo vetëm një proces i paligjshëm dhe i montuar, jo vetëm standarte të dyfishta ndaj standarteve të të tjerëve që hetohen dhe gjykohen në Shqipëri, por edhe provat, sidomos me tabulatet telefonike. Kishte përdorur Prokuroria vetëm dy telefonata nga telefoni i Arsenit që i interesonin atyre. Qëllimi është marrja e Bashkisë së Himarës, duan ta dënojnë me çdo kusht Belerin”, tha avokati i Belerit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026