Avokati i Popullit përgatit Raport Përgjithësues: Liria e shtypit, themel demokracie

3 Maj 2024 | 14:23

Avokati i Popullit ka përgatitur Raportin Përgjithësues lidhur me lirinë e shtypit, në Ditën Ndërkombëtare të saj.

Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se në ditën e Lirisë së Shtypit, duhet të mbajmë në vëmendje se e drejta e shprehjes mbetet themel i një shoqërie demokratike.

Po ashtu ky institucion kërkoi që institucionet do të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ruajtur dhe siguruar lirinë e shtypit në shoqërinë tonë.

Njoftim për Media:

Liria e Shtypit, Avokati i Popullit përgatit Raportin Përgjithësues

Në ditën e Lirisë së Shtypit, duhet të mbajmë në vëmendje se e drejta e shprehjes mbetet themel i një shoqërie demokratike.

Avokati i Popullit, nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së kësaj lirie thelbësore, në një moment kur gazetarët përballen me sfida për të mbrojtur dhe ruajtur këtë vlerë të çmuar, me qëllim informimin e publikut.

Përsa më sipër, në vëmendje të respektimit të lirisë së shtypit dhe parandalimin e shkeljes së të drejtave në ushtrimin e profesionit të gazetarit por edhe më gjerë, Avokati i Popullit, do të hedhë për diskutim në fillim e javës së ardhshme një Raport Përgjithësues.

Ky Raport Përgjithësues i Avokatit të Popullit, një mjet institucional mjaft i rëndësishëm, bazohet mbi trajtimin e ankesës së gazetarit Elton Qyno, për të cilin është vlerësuar se ndërhyrja në sferën e të drejtave të Nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nuk ka qënë proporcionale dhe as e domosdoshme.

Në referim të këtij raporti, Avokati i Popullit thekson se çdo veprimtari shtetërore, duhet të ushtrohet duke pasur në qendër të drejtat e njeriut.

Mbajtja në konsideratë e gjetjeve të këtij raporti, në ushtrimin e aktivitetit institucional dhe veprimeve procedurale, do të ishte tregues i vullnetit për të zbatuar standarde të larta të drejtësisë dhe lirisë së shprehjes në vend.

Avokati i Popullit shpreh besimin se institucionet do të angazhohen në mënyrë konstruktive për të ruajtur dhe siguruar lirinë e shtypit në shoqërinë tonë.

Le të bashkëpunojmë për të mbrojtur dhe për të avancuar këto vlera thelbësore për të gjithë qytetarët dhe për të garantuar që gazetarët të kenë mundësinë dhe sigurinë për të ushtruar detyrën e tyre me integritet dhe liri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026