Avokati serb: Vuçiç drejt fundit, urdhër-arresti ndaj Radoiçiç ka synim atë
Avokati serb Bozho Preleviç ka komentuar lajmin për lëshimin e urdhër-arrestit nga Interpol për Milan Radoiçiç.
Avokati deklaroi se autoritetet në Beograd të udhëhequra nga Aleksandar Vuçiç nuk duhet ta arrestojnë Milan Radoiçiçin sepse e dinë se ai nuk është “koka” e organizimit të sulmit terrorist në Basnjkë.
Sipas tij, për Serbinë do të ishte problem të mos vepronte me urdhër të Interpolit në momentin “kur dihet se kush po e mbron Radoiçiqin në Serbi”.
“Milan Radoiçiç mbrohet dhe ruhet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Autoritetet në mënyrë të ngathët dhe të dëmshme për këtë vend u përpoqën të mbroheshin nga ngjarjet në Banjskë duke nisur procedurën kundër Radoiçiçit dhe duke e liruar menjëherë. Shtrohet pyetja se kush është përgjegjës për ngjarjet tragjike në Banjskë, sepse Radoiçiç sigurisht që nuk ka mundur të blejë një sasi të madhe armatimi, pajisje ushtarake, madje edhe një automjet luftarak. Radoiçiçit nuk i kishte shkuar në mendje se për hir të tij do të organizonte një rebelim në veri të Kosovës”, tha Preleviç për agjencinë Beta.
Avokati ka theksuar se Radoiçiç nuk është objektivi kryesor i Interpolit, por ai është çelësi që mund t’i çojë drejt organizatorit kryesor.
“Autoritetet në Serbi e dinë gjithashtu se Radoiçiç nuk është objektivi kryesor i Interpolit, por ai mund të tregojë objektivin e duhur. Prandaj në Beograd nuk po bëhet asnjë hetim në lidhje me Banjskën. Nëse prokuroria do të bënte punën e saj, do të përfundonte dëmin kolosal që iu bë interesave serbe në Banjskë. Banjska është pika e kthesës pas së cilës nuk ka më rezistencë në veri të Kosovës”, vlerësoi Preleviç.
Avokati nënvizoi gjithashtu se Serbia nuk do ta lejojë arrestimin e Radoiçiç, pasi mund të zbulohet implikimi i saj.
“Nuk mund të flitet për një vend me shtet ligjor në rast të mosrespektimit të urdhrave të Interpolit”. Nuk bëhet fjalë vetëm për arrestimin dhe ekstradimin e mundshëm të Radoiçiçit, por edhe pse procedura kundër tij nuk zhvillohet në Beograd. Një qëndrim i tillë i pushtetit aktual dërgon mesazh se është e mundur të krijohet një grup i armatosur në Serbi, për shkak të të cilit shumë njerëz do të vdesin dhe do të plagosen dhe se kjo nuk do të thotë asgjë për qeverinë. Mosveprimi i prokurorisë në rastin Banjsko tregon se nuk ka qenë ide e Radoiçiçit”, përfundoi Preleviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë